“Më tha nuk flas dot”, fqinja e të moshuarit që u plagos në Korçë flet për ngjarjen: Ishte i gjithi me gjak

Një 81 vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.

Ka qënë shërbimi spitalor ai që ka lajmëruar policinë e Korçës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që një grup tjetër oficerësh të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e 81 vjeçarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81 vjeçari Gaqo Tili ndërkohe që brenda banesës ka patur njolla gjaku.

Kjo edhe për policinë tregon se ka patur një përleshje brenda banesës, por deri tani nuk janë konstatuar elementë të një grabitjeje me dhunë.

Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të jenë përleshur brenda hyrjes.

Ndërkohë, një fqinje e të moshuarit ka treguar se ajo e ka parë të mbuluar me gjak, por ai nuk i ka thënë kush e plagosi.

“E pashë që ishte i gjithi me gjak, e pyeta kush ta bëri këtë. Më tha “nuk të flas dot”. S’më tha asnjë gjë”, tregoi ajo.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com