Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në mbrëmjen gala organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për “Më të mirët 2023”, u dhanë dhe u vlerësun një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.
Janë dhënë çmimet e mbrëmjes.
Futbollisti më i mirë për vitin 2023 në futbollin e meshkujve u shpall Arinaldo Rrapaj. Mesfushori i Partizanit mori çmimin prestigjoz në mbrëmjen gala të FSHF për ‘Më të Mirët 2023’. Ishte legjenda italiane Gianluca Zambrotta ai i cili i dorëzoi trofeun Rrapajt.
Topi i Artë për Femra iu akordua futbollistes shkodrane: Megi Doçi.
Talentët e Vitit 2023, për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Boçi, dhe për meshkuj fitues u shpall lojtari i Laçit, Ledjo Tresa.
“Këpuca e Artë” për femra e fitoi sulmuesja e Vllaznisë Valentina Troka, ndërsa për meshkuj “bomberi” i Tiranës, Florent Hasani.
“Arbitri më i mirë i Vitit 2023”, i jepet Enea Jorgji, me këtë të fundit, që mposhti Juxhin Xhajën dhe Eldorjan Hamiti.
Pas këtij çmimit është akorduar edhe çmimi “Trajneri i vitit 2023”, ku ish-teknikët e Kombëtares, Edi Reja e Gianni de Biasi ia kanë dorëzuar trofeun ish-trajnerit të Tiranës, Orges Shehi, i cili mposhti në rivalitet Mirel Josën dhe Edlir Tetovën.