Sonte në shtëpinë e “BBV3”, produksioni iu dha mundësi 3 të preferuarve të zgjidhnin dy banorë të cilin do të kishin mundësi të shihnin se si komentohen nga jashtë, së bashku me të gjithë banorët e tjerë. Komenti për Ledjonën ishte ai që la me gojë hapur banorët. Në të shkruhej:
Nëse ka një person që e kalon Gracianon për nga poshtërsia je ti Lediona. – komenti për Ledionën
Ledjona e habitur nga komenti, pyet se çfarë poshtërsie ka bërë ajo brenda dhe kjo ka sjellë shumë reagime mes banorëve. Komenti i radhës ishte për Heidin, i cili thotë:
Më shumë kimi ka pasur Ilnisa me Terrin sesa Romeo dhe Heidi – komenti për Heidin
Ky koment ka shkaktuar të qeshura tek banorët, nga ku Ilnisa ka sqaruar se bëhet fjalë për një video virale ku ajo në një nga emisionet e saj po zgjonte nga gjumi qenin i cili më pas ishte gati ta sulmonte. Pas komentit të saj ishte radha e Albit:
Akoma në shtëpi ky? Po tani këllqet e kujt po kërkon? – komenti për Albin
Albi vendos të mos përgjigjet në moment për komentin, por thotë se do ta shtjellojë gjatë ditëve në vazhdim. Komenti për Rozën ishte si në lidhje me imitimin që ajo i bën Heidit në shtëpi:
Roza të ra maska bashkë me Riket e tua. Herë tjetër mos bëj shenjën “H” në tavolinë, shkelni syrin dhe imitoni Heidin siç e bëni tek krevati. – komenti për Rozën
Roza përgjigjet kështu:
Për ta imituar e kam imituar në dhomën e rrëfimit, por unë nuk kam gjë kundër Heidit
Ajo shton se nuk do ta komentonte fare nëse Heidi nuk do të ndërhynte mes debatit të saj me Romeon. Nga ana tjetër komentet për këtë të fundit ishin të shumta:
“Romeo prishi lojën me Julin për të hyrë në banjo se gjoja do falej dhe e pamë sa u fal, turp, përdori Zotin për ca vota më shumë, se që kur iku Ervin Gonxhi as se kemi parë më të falet”, ka qenë një koment i publikut.
Romeo u përgjigj:
Unë nuk e prisha lojën me Julin gjoja do falesha, sepse unë u fala. Unë përdora Ervinin se nuk dija adetet, e kam thënë.
Ndërkohë që një koment tjetër thoshte:
E kisha paragjykuar Romeon më dukej mashtrues, përfitues, arrogant. Në Big Brother ka treguar që di të respektojë një vajzë dhe t’i japë hapësirë. Ka treguar empati dhe është me këmbë në tokë. #HeRo
Erjola ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se hashtag-un HeRo e ka përdorur ajo për herë të parë dhe më pas ka filluar të përdoret edhe nga fansat e marrëdhënies Heidi-Romeo.
As komentet për Ilnisën nuk kanë munguar ku njëri nga komentet ishte mjaft pozitiv dhe thoshte:
Ti je zonja dhe luanesha e shtëpisë, lëre ‘babon’ se po zihet me zarin e vet Julin. – komenti për Ilnisën
Ky koment ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, ndërsa Ilnisa ka falenderuar personin që e ka shkruar.