Më shumë deportime nga Gjermania, Scholz ashpërson tonet pas sulmit terrorist

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se do të rrisë deportimet e emigrantëve të paligjshëm nga Gjermania.

Kjo për shkak të ngjarjes me tre viktima e disa të plagosur pak ditë më parë, autor i së cilës ishte një shtetas i huaj, azilant në Gjermani.

“Deportimet duhet të përshpejtohen, edhe me rregullore ligjore nëse është e nevojshme. Kërkoj zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimit Evropian ku ata mbërrijnë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Deklaratat kancelari gjerman i bëri gjatë vizitës në qytetin perëndimor Solingen ku ndodhi sulmi, ndërsa kërkoi edhe ligje më të rrepta për armët e ftohta.

Sulmuesi ishte një 26-vjeçar nga Siria i cili kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2022. Ai do të duhej të dërgohej në Bullgari vendi i parë që kishte shkelur në territorin e BE, por autoritetet kishin dështuar ta gjenin e ta kthenin mbrapsht.

26-vjeçari po përballet me akuza të ndryshme, përfshirë vrasjen dhe pjesëmarrjen në grupin terrorist “Shteti Islamik”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com