“Më shtyu pas muri, më goditi”/ Françeska rrëfen sulmin nga një burrë

Françeska ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, momentin kur është sulmuar nga një maroken në Britani. Gjatë një bisede me banorja tha se rreth orës 9 të darkës rrugës për në shtëpi, një burrë mes rrugës ka tentuar që t’ia marrë telefonin. Murati tregoi se në një moment ky person e ka goditur atë me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa sipas banores, policia e cila e pa sulmuesin nuk bëri asgjë për ta kapur atë.

“Kam qenë një herë duke ikur në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës moj”, tregon Françeska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com