Shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” dhe përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë është arrestuar në mbrëmje nga policia.
Ai është identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse ai po qarkullonte me shpejtësi tej jashtë limiteve në rrugën pranë Kryeministrisë, kur edhe humbi kontrollin e mjetit.
Sakaq, sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Kujtojmë se për pasojë, nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës