Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit, njohur si Kep Arapi, për të caktuar ekspertë që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.
Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund t’i rrezikojnë jetën gjatë qëndrimit të tij në qeli, ndaj kërkon që t’i nënshtrohet një ekspertizë ligjore.
Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.
/a.r