“Më qëlluan poshtë shtëpisë”, kishte lidhje me gruan e policit, Lorenc Kosta mori shokun në telefon pasi u plagos

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar të plotë dosjen hetimore dhe dëshmitë e efektivit Erjon Goxhara, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur më 19 gusht.

Efketivi i policisë Erjon Goxhara më 19 gusht plagosi me armë inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta, me të cilin bashkëshortja e tij, Griselda Goxhara kishte pasur një lidhje intime.

Kosta mori 6 plumba në pjesën e poshte të trupit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në dosjen hetimore bëhet me dije se pasi u plagos, Kosta ka telefonuar shokun e tij dhe i ka treguar për atë që kishte ndodhur.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë”, thuhet në dosje.

Çfarë u konstatua nga hetimet

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “X”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.

Provat e administruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë dërguar për ekazminime të mëtejshme shkencore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Goxhara me veprime aktive për motive të dobta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore.

Erjon Goxhara akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe e municionit”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com