Jehonë e madhe në media për faktin që Vodafone është ndër investitorët e projektit 2Africa, që do të lidhë 33 vende në tre kontinente (Evropë, Afrikë, Azi).
Po ashtu, më herët u vlerësua marrëveshja që Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania dhe Telecom Egypt nënshkruan për krijimin e një linje kabllore nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.
Fakti që Vodafone dhe One Albania janë përfshirë në projektet e huaja, është trumbetuar fort në mediat e vendit, duke harruar që pjesë e financimit të tyre në fakt janë vjedhjet që i bëhen secilit prej nesh!
Në vendin tonë shërbimi i të dyja kompanive lë për të dëshiruar, vjedhjet, mashtrimet e abuzimet me klientët janë të panumërta dhe ankesat shkojnë gjithmonë në vesh të shurdhër.
Ky trumbetim i madh në media për bashkëpunimet e Vodafone dhe One Albania me Afrikën, jo vetëm që nuk vë në pikëpyetje nga vijnë paratë për investimet, por edhe tallet hapur me shqiptarët!
Jo vetëm që vjedhin, por kompanitë telefonike presin lavda e komplimente për arritjet e tyre me abuzime ndaj xhepave tanë!
Vodafone e One përfitojnë nga tregu oligopol të cilin e kontrollojnë vetë, duke patur në dorë AK e politikanët që nuk lejojnë asnjë konkurrencë.
Po ashtu, këto kompani blejnë edhe mediat që i financojnë me reklama, duke dashur t’i bëjnë të harruara abuzimet e vjedhjet e tyre, me të cilat investojnë edhe në Afrikë!