“Më ofroi postin e nënkryetarit”/ Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: U nxitua!

Partia Mundësia përmes një reagimi zyrtar ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ish-ministrit socialist Arben Malaj një ditë më parë, ku tha se kryetari i kësaj force politike, Agron Shehaj, i ka ofruar që të bëhet pjesë e partisë së tij.

Partia e Shehajt sqaron se ata kanë nisur një fushatë të hapur publike, duke ftuar përmes rrjeteve sociale, telefonave dhe SMS-ve, miliona shqiptarë. Kjo fushatë, sipas Partisë Mundësia është keqinterpretuar nga ish-ministri Malaj, i cili e ka cilësuar ftesën publike si një “ofiq partiak”.

“Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona. Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak”, thuhet në reagimin e Partisë së Mundësisë.

Kujtojmë se jo më larg se një ditë më parë ish-ministri Arben Malaj deklaroi se kreu i Partisë së Mundësisë, Agron Shehaj, i propozoi që t’i bashkohet në parti për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit, në postin e nënkryetarit.

Por, sipas asaj që ish-ministri tha kjo ftesë u refuzua nga ana e tij me argumentin se ai prej vitesh i ka shërbyer Partisë Socialiste.

“Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme,” tha Malaj ndër të tjera më herët.

Reagimi i plotë i Partisë së Mundësisë:

Reagim/ Asnjë ish ministër apo zyrtar i majtë në strukturat e Partisë Mundësia

Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona.

Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak.

Ky model i hapur politik na dallon prej të tjerëve dhe falenderojmë mijëra shqiptarët që janë bashkuar për opozitë të vërtetë si dhe stafin e Partisë Mundësia që po bën një punë të jashtëzakonshme për të kontaktuar këdo që identifikohet me vlerat e djathta dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti politik afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com