“Më mirë ndez tymuese sesa rri në shtëpi”/ Bardhi i përgjigjet Bashës: Pushteti i Ramës nuk rrezikohet nga divani

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetarit të PD, Lulzim Basha në lidhje me aksionin opozitar, ku prej disa muajsh nuk lejohet zhvillimi normal i punimeve, pasi opozita ne menyre te vazhdueshme ka ndezur tymuese.

I pyetur nga gazetarët, Bardhi tha se nuk kam ndezur tymuese, por u shpreh se më mirë të ndez tymuese në Kuvend sesa të qendroje në shtëpi. Sipas tij, kjo është një formë e aksionit opozitar, duke theksuar se pushteti i Ramës nuk rrezikohet nga divani i shtëpisë.

“Së pari unë nuk kam ndezur tymuese, por më mirë ndez tymëse sesa rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar për të shkuar në seancë plenare, ndërsa Basha mendon se dëm Edi Ramës mund ti bëjë duke qëndruar në shtëpi.

Unë kam zgjedhur formën e përballje me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me këtë formë, por duhet ta gjejë vetë një formë përballje me Edi Ramën. Unë nuk di që duke qëndruar në shtëpi ti përballesh me regjimin e Ramës dhe je duke rrezikuar pushtetin e tij nga divani i shtëpisë.

Sa i takon i interesit tim personal, ekzaktësisht nuk do të luaj për interesin tim personal, kam mbajtur qëndrim që nuk i kanë pëlqyer zotit Basha, por qëndrimi im ka patuar dhe ka një qëllim, interesin e demokrateve dhe opozitës.”– tha Bardhi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com