Personazhi i famshëm i Tik-Tok, Kozak Braçi është shoqëruar ditën e sotme (19 shkurt) në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga efektivët e policisë lidhur me një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.
Në video, Kozak Braçi shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘kokainë’ dhe më pas me një pistoletë me mulli luan lojën ‘ruleta ruse’.
Sipas informacioneve, ai po merret në pyetje në lidhje me një video në rrjete sociale, ku shihet duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan ruletë ruse.
Lidhur me këtë rast atij i kanë bërë edhe kontroll banese, ndërsa mësohet se nuk i është gjetur as armë dhe as drogë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, makina e Kozak Braçit me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper.
/f.s