“Më kishte marrë para”, djali pranon se vrau babanë, si u zbulua krimi i rëndë në Shënavlash: Hetuesit përgjuan telefonin

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Shenavlashin në Durrës, ku djali ka vrarë babanë e  tij 62-vjeçar.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Ndërkohë djali, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.

Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com