Deputetja Ori Nebiaj, do të rikthehet sërish në ekran, të cilin e la një vit më parë pasi u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Partisë Demokratike.
Ajo do të jetë opinionistja në edicionin e tretë të Big Brother Vip, ku krah Arbër Hajdarit do të komentojnë dhe do të japin mendimet e tyre, qoftë dhe pikante, lidhur me banorët që më 13 janar do i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, Ori ka reguar duke thënë se media, por edhe politika, i kanë mësuar vijën e kuqe dhe ka premtuar që në këtë rol të ri që do të ketë do të jetë profesioniste, duke mos bërë tifozëri për askënd nga konkurentët.
“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar…
Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë… Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë pal kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, tha ajo.