Me kallashnikov në makinë, arrestohen dy të rinjtë problematikë në Elbasan

Dy të rinj me precedentë të mëparshëm penal janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi qarkullonin me një kallashnikov në automjetin e tyre.

Uniformat bëjnë me dije se operacioni për arrestimin e tyre është rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kundër armëmbajtjes pa leje.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën “Iliaz Kosova”, automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë)”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur nën sediljen e pasagjerit, një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com