Një vajzë 5-vjeçare izraelite, e cila pas 7 javësh robërie në Gaza, së bashku me nënën e saj, u lirua më 24 nëntor, u rikthye dje në kopshtin e saj ku i është bërë një pritje e ngrohtë.
Mediat izraelite raportojnë se vogëlushja, e shoqëruar nga gjyshi i saj dhe një grua e paidentifikuar, e cila po filmonte një skenë emocionuese, erdhi në kopsht dhe u prit me përqafime nga mësuesja.
Vajza u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke thënë “më ke munguar”.
“Nuk të kam parë prej kohësh,” shtoi vajza, ndërsa shoku i saj tha se e kishte parë në televizion.
Emilia Aloni’s first day back at kindergarten after her return from Gaza.
📹 via Hamoked pic.twitter.com/QEiqPPW2YM
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) December 5, 2023