“Më jep pasurinë sepse…”, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë pas kërcënimeve ndaj 60-vjeçarit për pronën

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.

Raportohet se i riu S. T. akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Pas arrestimit, në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com