Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në platformat sociale, i cili ka komentuar me ironi në Facebook-un e tij, se jepte ‘pasaportën e tij për të marrë atë të Melonit’.
Rama shpjegoi se nuk kishte asnjë arsye ta bënet duke qenë se pasaporta e tij dhe e komentuesit ishin të njëjta. Kryeministri ka ftuar komentuesin të bashkojë votën me PS-në në 11 Maji, në mënyrë që sipas Kryeministrit, Shqipëria të jetë pranë anëtarësimit në BE.
Rama: Erixhon nuk kam pse i them Melonit fare për pasaportën italiane dhe e jotja nuk më duhet mbrapsht se kam timen njësoj fiks si tënden. Por ne të dy duhet të bëhemi bashkë. Edhe po të bëhemi bashkë në 11 Maji, fusim Shqipërinë në BE brenda 2030 dhe marrim pasaportën evropiane të Shqipërisë. Por e di çdo me thënë ?! Një pasaportë. Njësoj si italiania, si gjermania, si francezja. Unë them mos ta mendosh dy herë. Më jep votën në 11 Maji. Mua dhe Partisë Socialiste dhe unë dhe Partia Socialiste do të japim pasaportën e BE-së.