“Me Inezin shoqërohem rrallë”/ Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, pasi më qëlluan…

Kevin Hajrulla që i mbijetoi atentatit të mirorganizuar në Vlorë është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe ka dhënë shpjegime për grupin e hetuesve. Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit në makinë dhe pastaj ra pa ndjenja.

Ai pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.

I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të forta me grupin e Bernand Sinomatit ai ka shpjeguar se me të është takuar shumë rrallë.

“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer i plagosuri.

Policia ka dyshime të forta se Kevin Hajrulla është tentuar të eleminohet për shkak të përplasjeve që kushëriri i tij Inez Hajrulla ka me grupet kriminale, edhe pse i plagosuri rezulton pa rekorde.

Aktualisht Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale.

Inez Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sustemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit. Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera.

Konfliktin me të fortë e ka me Bernard Sinomatin, nipi i të cilit Gëzim Sinomati u ekzekutua dhjetorin e 2023 me snajper në distancë. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ende nuk është zbardhur.

Ndërkohë pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua ekzekutimi i Bernard Sinomatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com