“Më hoqët babanë nga puna, sapo fituat”, Rama me të riun nga Vlora: Më vjen turp! Në Tiranë e kemi hequr këtë flamë

Të rinjtë e degës së FRPD-së së Vlorës, të cilët braktisën PD-në për t’iu bashkuar Partisë Socialiste dhe kandidates Zamira Sina ishin të ftuarit e Ramës në podcastin e tij sot.

Sara Bobo, Klea Lalo dhe Klidi Metaj treguan pse vendosën t’i bashkoheshin PS-së. Klidi Metaj tregoi hapur dhe ‘persekutimin politik’ me të cilën përballën në Vlorë.

Rama e quajti të papranueshme dhe skandaloze dhe nënvizoi dhe një herë nevojën për një parti të hapur për këdo.

Edi Rama: Si u bashkuan me PS-në?

Klidi Metaj: Zamira ftoi Sarën (kryetaren e FRPD-së) dhe Sara na ftoi ne. Nuk është se na kanë ardhur më përpara ftesa, përkundrazi persekutime na kanë ardhur. Është turp që vjen PD e persekuton PS dhe e kundërta.

Edi Rama: Po çfarë kuptimi?

Klidi Metaj: Im atë është oficer policie. Në 2013, sa vini ju e hiqni nga puna. Kishte mbaruar Akademinë e rendit. Ngeli pa punë. Më thuaj si mundet një familje demokrate të të dojë kur ti i heq nga puna. Unë dilja në protestë, pedagogia më ngeli se isha me PD-në. Duhet ndryshuar kjo.

Edi Rama: Më vjen turp nga këto histori. Fatkeqësisht këto histori nuk kanë mbaruar në nivelin vendor.

Dhe sidomos aty ku ne kemi mbështetje, e ku njerëzit thonë ne këtu fitojmë. Pikërisht aty mbyllen, sesa në të tjera situata ku beteja ishte më hapur.  Këto janë skandaloze. Në nivelin e përgjithshëm. Në Tiranë e kemi hequr këtë flamë, por kur shkon më poshtë, si mundet të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com