Me ftesë të homologut, Bajram Begaj nis sot vizitën zyrtare në Bullgari, fokusi i diskutimeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet sot në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit do të takohet me homologun Radev, së bashku me delegacionin dhe në fund do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Bullgarisë.

Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe me gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare  e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian do të jenë në fokus të bisedës se Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar.

Begaj do të zhvillojë gjithashtu një vizitë te trupat ushtarake shqiptare që janë të pozicionuara në Novo Selo, si pjesë e programit të NATO-s “Enhance Vigilant Activity”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com