Mbrëmjen e kaluar gjatë një bisede me Riken, Roza zbuloi se nuk është në një lidhje momentalisht. Ajo gjithashtu shtoi se romanca e saj e fundit ka përfunduar rreth një viti më parë dhe një ndër shkaqet ishte distanca pasi personi në fjalë jetonte në një shtet tjetër.
Mirëpo, ditën e sotme, gjatë një bisede me Meritonin, Roza ka zbuluar akoma më shumë për ish-partnerin e saj.
Roza: Ishte lidhje në distancë
Meritoni: Po përveç distancës se largësia nuk nuk është problem, dy orë fluturim
Roza: Po pra, por nuk erdhi në momentet e mia më të rëndësishme.
Meritoni: Por ndoshta ka patur arsye. Ndoshta nuk ka patur mundësi. Ndoshta ka patur punë. Ndoshta ka patur probleme. Duhet ta shohësh edhe nga ana tjetër.
Roza: Po ka problemi njeriu. Unë nuk po them tani hajde rri me mua një muaj apo një javë por në ditët e mia më të zeza, e merr avionin dhe vjen një mbasdite, vjen në drekë dhe ikën në darkë, për njeriun që do. Varet se sa përpiqesh. Në fund fare ma ka bërë edhe një gol shumë të shëmtuar. Sepse po përpiqej të rikthehej prap dhe kishte marrë edhe Ritën, duke iu lutur që të riktheheshim bashkë. Dhe ma bëri golin shumë të shëmtuar por nuk dua të flas sot për atë gjë se nuk dua t’ja prish humorin vetes. Atë golin e atij nuk e kapërdij dot, jo se më lëndoi se dashuria kishte përfunduar por me vjen inat dhe zor që kapi mamin. I lutej mamit që të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë./m.j