Me armë zjarri e municion luftarak në makinën e blinduar, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur me armë zjarri e municion luftarak në mjetin e tij.

Sipas asaj që raporton Policia bëhet e ditur se në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë, blutë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues 30-vjeçarin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit banues në Gjirokastër. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com