Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha se caktimi i datës 27 si ditë ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin se kujt i takon sigla dhe vula e Partisë Demokratike, do i jap fund shumë diskutimeve.
Ai tha se vetë nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë subjekti që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike. I pyetur se çfarë do të ndodhe nëse vula i jepet Berishës, ai tha se në këtë rast partia do të jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më në fund, me një zgjatje të jashtëzakonshme ka një datë ku Gjykata e Lartë do të japë një verdikt. E kam thënë jo vetëm sot, besoj se është një moment i mirë për ta qartësuar njëherë e mirë legjitimitetin e Partisë Demokratike, është një ditë e mirë, nëse mendojmë në mënyrë racionale për të ndalur konfliktin brenda partisë”, në një intervistë për Euronews Albania.
Unë nuk kam asnjë plan, apo synim politik të qëndroj në asnjë subjekt që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.
“Në rast se do drejtohet nga Sali Berisha ajo do jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do jemi fatkeq se partia jonë do kthehet në një parti të izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të di se çfarë do bëjnë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike do vazhdojnë betejën pas vendimit të gjykatës?”-tha Kreshnik Çollaku.