Më 15 tetor një hap më afër BE-së/ Mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare, ja çfarë përmban grup kapitulli i parë që pritet të çelet

Më datë 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat për grup-kapitullin e parë. Takimi do të mbahet në Luksemburg, ndërkohë që po më 15 tetor mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare me BE

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin e parë: Bazat, duke përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave :

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com