Me 10 turistë në bord e pa licencë, e “pëson keq” drejtuesi i jahtit në Karaburun

Karaburun – Është gjobitur drejtuesi i një jahti në të cilin ndodheshin 10 turistë të huaj. Sipas policisë, ai nuk kishte licencën përkatëse të operatorit turistik. Përpos gjobës, i është bllokuar dhe mjeti lundrues.

 

“Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun. Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj”, bën me dije Policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com