Mbytja e jahtit në Siçili, e ëma e të mbijetuarës: E lumtur që jeta e vajzës sime u kursye

Leah Randall është një prej 15 personave fatlumë të cilët u shpëtuan pas mbytjes së jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. E ëma e saj, në një deklaratë për Sky News tha se ishte e lumtur që jeta e vajzës së saj ishte kursyer.

“Jam e lumtur që jeta e vajzës sime u kursye nga hiri i Zotit. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre personave që humbën jetën”, tha ajo.

Leah Randall ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të jahtit Bayesian. Gjashtë persona mbeten ende të zhdukur, mes të cilëve edhe trupi i sipërmarrësit britanik, Mike Lynch.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com