Një anije turistike me 45 persona në bord është mbytur në Detin e Kuq. Autoritetet egjiptiane thonë se 28 persona janë shpëtuar, ndërsa 17 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Anija dha sinjalin SOS pasi u largua nga porti Marsa Alam për një udhëtim 5-ditor me 31 turistë dhe 14 persona të ekuipazhit në bord.
Autoritetet egjiptiane thanë se të mbijetuarit u gjetën në zonën Wadi el-Gemal, e cila është në jug të Marsa Alam, dhe se ata po merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Gjithashtu vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.
Marsa Alam është një destinacion popullor për turistët në bregun jugor të Detit të Kuq të Egjiptit, ku zhvillohen aktivitete e zhytjes dhe shkëmbinjtë nënujor koralor.
/a.r