Jetnor Zhaboli dhe bashkëshortja e tij kanë 15 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djali 3 vjeçar dhe një vajze 9 vjeçare. Në fillimet e veta çifti ka pasur harmoni të plotë, por siç tregon nëna e të riut, prej pak më shumë se një viti ai ka shfaqur probleme emocionale.
Newsbomb.al ka publikuar më herët pjesë nga dëshmia e bashkëshortes së personit të arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa në këtë artikull po ndaj dhe pjesë nga dëshmia e nënës së tij.
Nëna e Jetnorit ka treguar para oficerit të Policisë Gjyqësore se nusja e djalit është një vajzë e rregullt, besnike dhe e ndershme dhe nuk ka asnjë ankesë për të. Ajo tregon i biri ka filluar të ketë probleme prej 1 viti, duke pretenduar se dëgjon zhurma.
“Prej 1 viti e pak Jetnori ka filluar me probleme shqetesuese emocionele, dhe mendore mund ta themi, ka shqetesime sikur dëgjon zhurma ne mure te baneses, pergjime. Per këte shkak kane bere kontrolle dhe me specialiste dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonje gje. Jetnori ka probleme te karakteri emocional te cilat mund te shkojne dhe mendore, e pranon me keqardhe si nëne se e ka djalin e ka pike te dobët.
Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma ne banese dhe kur e ka kontrolluar ajo se bashku me bashkëshortin nuk ka pasur zhurma, jane sajesa te tijat, ja thote mëndja. Jetnori ka ankes ndaj bashkeshortes ështe xheloz per *****, i ka marr dhe telefonin, ***** nuk ka telefon. ***** eshte grua shembullore por Jetnorit ja ben semundja qe ka”, thuhet në procesverbalin e mbajtur në Polici, siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al.
Mes dhimbjes dhe trishtimit për gjendjen në të cilin ndodhet i biri, nëna tregon se gjithçka është deluzion i Jetnorit. Ajo ka rrëfyer në Stacionin Policor të Farkës dhe përpjekjet për të siguruar mjekim për 35 vjeçarin, por ai nuk ka pranuar.
“Jetnori kur bëne debate shperthen per pese minuta, me pas ledhaton femijet, ato 5 minuta i ka si pasoje e faktit se thote se dëgjon zhurma nga muret sikur degjon zhurma nga muret gjë që nuk eshte e vertet, fik dritat e lënë shtepinë pa drita dhe rrine shtëpia pa drita. I ka kerkuar si nëne i eshte lutur te mjekohet, ështe pergjeruar por nuk bindet, ka probleme djali dhe duan ta ndihmojme por nuk degjon”, ka thënë më tej e ëma e të riut.
Në dëshmi del se nëna e Jetnor Zhabolit shqetësohet dhe për fatin e dy fëmijëve të tij. Ajo thotë se dyert e brendshme të shtëpisë kanë shumë brava të vendosura në to dhe askush nuk i ka çelësat përveç të birit. Në rast se bie zjarr në pallat apo shtëpi, pohon ajo, ka frikë se askush nuk do mund t’i shpëtojë dot sepse askush nuk ka çelësa.
Nëna e të arrestuarit ka thënë para oficerit ku ka dhënë deklarim, se i ka kërkuar dhe burrit të ndihmojnë djalin të marrë mjekim, por nuk e dëgjon njeri.
“I ka kerkuar burrit, ja ka kerkuar por nuk i degjon njeri, me shume i shkakton probleme dhe femijeve, janë trembur femijet. Kerkon ndihme. Jetnori nuk pranon ilaçet thote nuk jam i semurë, jam ne rregull, nuk i pranon ilaçet. Kjo situatë ne koken e tij ka nje vite dhe na kerkon ndihme, i ka kerkuar ndihme por asgje nuk po zgjidhim asgje dhe sot na ka mbyllur ne shtepi…”, vijon dëshmia e nënës/newsbomb.al.