Ish-çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë zyrtarisht të divorcuar që prej 25 prillit me vendim gjykate. Ndërohe janë mbyllur hetimet nga Prokuroria e Tiranës ku ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.
Konfliktet e vazhdusheme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës u cilësuan si tri arsye që janë pranuar nga të dya palët, si shkak i divorcit të tyre.
Por video-skandali që dëshmoi dhunën brenda familjes do jetë arsyeja që populli nuk do e harrojë.
Pas videos nisën edhe hetimet e prokurorisë.
Leka Zogu dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojë kohë të barabartë me Geraldinën. Vajza do të kalojë çdo javë një kohe të pandërprere, (te qendroje ne rezidencen e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai. Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesmarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait.
Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës pas 8 vitesh. Duket se pas divorcit , lidhja e Princ Lekës dhe Blerta Celibashin po merr përmasa të tjera dhe po kalon në një tjetër nivel.
Siç kemi treguar edhe në artikujt e mëparshë, tashmë Princi është bërë pjesë e familjes së fotografes dhe duket se dita për të zyrtarizuar lidhjen nuk është e largët.
/a.r