Mbyllen aplikimet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë: 15 kandidatë në garë, publikohen emrat

15 kandidatë janë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Emrat e tyre janë publikuar nga Ministria e Brendshme në faqen zyrtare të saj.

Mes kandidatëve janë drejtues aktual të policisë në qarqe, drejtorë departamenti si dhe ish-punonjës policie. Me shpalljen e listës, tashmë procesi hyn në një tjetër fazë, atë të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Posaçëm brenda një afati kohor prej 10 ditësh.

Më pas, një nga kandidaturat më të vlerësuara, përzgjidhet nga ministri i brendshëm i propozohet kryeministrit.


Lista me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

  • Adriatik Tafçiu
  • Altin Mena
  • Ardian Çipa
  • Gentjan Shehaj
  • Hajrulla Xhivini
  • Ibrahim Disha
  • Idajet Faskaj
  • Ilir Proda
  • Lutfi Minxhozi
  • Neritan Nallbati
  • Pëllumb Seferi
  • Rebani Jaupi
  • Sami Rasha
  • Shemsi Prençi
  • Skënder Hita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com