Pas shumë debatash, Komisioni hetimor për ‘TIMS’ ka miratuar raportin e PS, i cili u lexua në komision nga deputeti Toni Gogu.
Raporti përfundimtar do të votohet në Kuvend në ditët e ardhshme, ndërsa raporti i opozitës do ti bashkëngjitet raportit përfundimtar si mendim pakice.
Në mbledhjen e fundit të komisionit, kryetari Ervin Salianji u shpreh se komisioni bëri gjetje që nuk ishin menduar në fillim kur komisioni nisi punën.
“Miratohet si raport pëfundimtar raporti i lexuar nga Gogu. Raporti jonë do ti bashkëngjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresojë shumë që do të ketë kolegë të tjerë aty që janë në anën e ligjit. Ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve që kishim në fillim”, tha ai.