Mbushi makinën plot me mjete pune të vjedhura, arrestohet në kufirin grek 51-vjeçarin shqiptar

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin greko-shqiptar pasi nga kontrollet në mjet, ka rezultuar se po transportonte një sërë mjetesh pune të vjedhura.

Mjetet elektrike dhe dore të gjetura, posedimin e të cilave i arrestuari nuk ka mundur ta justifikojë, u sekuestruan.

Nga hetimi i policisë greke u konstatua se shumë prej mjeteve ishin vjedhur në një kohë më të hershme nga zona e Selanikut dhe pasi u identifikuan nga pronari i ligjshëm, iu kthyen.

Nga Departamenti i Mbrojtjes së Kufirit të Kristalopigji Follorinës, po vijojnë hetimet për origjinën e sendeve të tjera të sekuestruara, si dhe për mundësinë e kryerjes së vjedhjeve të tjera. Policia ka sekuestruar edhe makinën me të cilën po udhëtonte 51-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com