Mbrojtja e Xhaçkës nga socialistët, Braçe: Gjykata Kushtetuese ishte jo serioze! E pranoi padinë dhe e shqyrtoi, më pas tha….

Erion Braçe i është kthyer edhe njëherë çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka, për të cilin mazhoranca tashmë po pret një opinion nga Komisioni i Venecias.

Për deputetin socialist, Kushtetuesja është treguar joserioze me këtë çështje pasi e pranoi padinë e 25 deputetëve, e shqyrtoi dhe më pas e ktheu në parlament.

Braçe në “Off the Record”, me Andrea Dangllin dhe për një tjetër rast kur kjo gjykatë nuk ka treguar seriozitetin e duhur.

“Kushtetuesja duhet të jetë serioze. Ajo e pranoi padinë e bërë nga 25 deputetët dhe e shqyrtoi. Më pas tha se e do nga parlamenti. Vota ime është e imja. Deri në momentin që unë të bindem që Kushtetuesja është serioze, patjetër që do ta çoj në Komisionin Venecias. Në gjykimin tim, kjo gjykatë për këtë çështje është treguar joserioze. Ka edhe një çështje tjetër ku nuk është treguar serioze për Tatimin për Profesionet e Lira. Kjo nuk mund të jetë serioze, 9 anëtarë u bënë copa copa për të bërë një qokë. Duhet të marrin vendime të qarta. Nuk po flasim për akuzë penale për Xhaçkën, por për çështjen e mandatit”, tha Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com