Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të zhvillojnë këtë të hënë (24 qershor) një takim jozyrtar, në Luksemburg.
Gjatë takimit do të shkëmbehen mendime për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.
Takimi do të ketë në fokus bashkëpunimin dhe sfidat në politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe integrimin gradual të vendeve të rajonit kur bëhet fjalë për respektimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Ministrat e Jashtëm të rajonit do të kenë gjithashtu edhe takime bilaterale me zyrtarë të BE-së e disa shteteve.
/a.r