“Mbreti i zemrës”/Urimi i Selvijes për Shpatin vërteton dashurinë e tyre

Këngëtari Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen. Artisti mbush plot 39-vjeç, e duhet theksuar se duket akoma më i ri në moshë.

Partnerja e tij, Selvija ishte ajo që i ka bërë një urim tejet të veçantë, atë që një burrë do donte të dëgjonte nga gruaja e tij.

Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja çdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime”, shkruan ajo, bashkangjitur me një foto të tyre.

Po ashtu, Selvija i ka kushtuar disa fjalë edhe Shpatit si baba.

Me beso, Roeli eshte me fat qe te ka ne jete, shpesh te ngacmoj por ti je babai perfekt per Roelin, sa dashuri i jep, sa sakrifica ben, sa mundohesh per te. Roeli eshte krenar per ty e te do shume, me shume se mua. Urime ditelindjen babi me i mire ne botë”


Kujtojmë se Shpat Kasapi dhe familja e tij u shpërngulën për të jetuar në Shqipëri, ku duket se gjërat po shkojnë shumë mirë. Çifti janë prindër të një djali, Roelit, 2 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com