Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë palalti mbretëror gjatë ditës së hënë (5 shkurt).
Teksa po kryente një kontroll për prostatën e zmadhuar, mjekët zbuluan një lloj kanceri tek monarku.
Gjithashtu “Pallati Mbretëror” deklaron se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij.
Ndërsa nuk jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo një prognozë.
Edhe pse ai nuk do të jetë në daljet publike, mbreti, 75 vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit./m.j