Një persona ra në prangat e policisë së Dibrës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” u arrestua 36 vjeçari M.H. i cili kishte mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selishtë të Dibrës.
Bashkë me të u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit si dhe një specialist i pyjeve për shpërdorim të detyrës.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, teksa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ S.E.