Mbledhja e përbashkët Shqipëri – Kosovë, Spiropali zbardh axhendën: Fokusi në avancimin e objektivave strategjike

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka dhënë një prononcim lidhur me mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës që do të zhvillohet në Prishtinë më 20 dhjetor.

Në këtë takim, theksi do të vihet te koordinimi i agjendës kombëtare dhe avancimi i objektivave strategjike, përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës.

Po ashtu, do të diskutohen edhe çështje të rëndësishme si mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorëve shqiptarë në zhvillimin, demokratizimin, paqen dhe sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, shkruan Elisa Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com