Analisti Mentor Nazarko komentoi në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, mbledhjen e përbashkët parlamentare.
Ndërsa analizoi takimin e zhvilluar, Nazarko u shpreh se pati përpjekje për të ndërtuar një narrativë për të nxjerrë kryeministrin Rama me një figurë jo të mirë.
“Zoti Kurti është i bindur që brenda votuesit të vet ka një përqindje që dëshiron raporte të afërta me Tiranën dhe për këtë arsye organizohen aktivitet ku dy krerët e qeverisë shihen bashkë. Takimi i dy kuvendeve pati nga pak gracka dhe përpjekje për ta nxjerrë keq Ramën, duke ndërtuar një narrative që Kosova kërkon mbështetje “për Banjskën apo incidentin në Ibër Lepenc dhe Rama flet për tema të tjera”. Rama i sugjeroi Kosovës që në mënyrë të ngjashme me atë që ndodhi në Rambuje, Kosova t’i respektonte detyrimet e marrëveshjeve si detyrimeve përkundrejt bashkësisë perëndimore. Citoi qoftë Rugovën, qoftë Rexhep Qosen, pra që Kosova të shohë detyrimet ndaj dialogut si detyrime ndaj BE-së. Gjykata e Hagës është themeluar prej Kuvendit të Kosovës dhe duhet kuptuar që Rama qeveria e Shqipërisë e kupton se cilat janë interesat e qeverisë që udhëheq në Kosovë. Rama nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen e tij për zotin Thaçi ka reduktuar kritikat e tij ndaj Kurtit”, tha ndër të tjera Nazarko.