Mbledhja e përbashkët ministra-kryebashkiakë, zbulohen kush janë bashkitë e zhytura në borxhe

Top Channel ka zbardhur detaje nga takimi i mbajtur në Shkodër këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe kryebashkiakëve të vendit.

Ministri Arbjon Mazniku prezantoi raportin e bashkive të vendit, sipas informacioneve të përcjella nga korrespodenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliard lekë, theksoi ministri, ndërsa shtoi se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe, sipas raportit.

“Për sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë. Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në site,  kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë. Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian. Sa i përket të ardhurave vendore, në 2023 u rritën me 271% krahasuar me 2015, nga 13 miliardë në 31 miliardë. Sa i përket shpenzimeve vendore 102 % më të larta se në 2015. Borxhet e bashkive të vogla, janë të varura në masën 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë. Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliard në 4.8 miliard lekë. Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”, mësohet të ketë thënë ministri Mazniku gjatë mbledhjes.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com