Mbipopullimi i burgjeve – 2,245 persona vuajnë dënimin, 3,129 janë të paraburgosur

Mbingarkesa ne sistemin e paraburgimit mbetet shqetësuese, kjo e pasqyruar edhe ne raportin e fundit te këshillit te Evropës, por edhe nga avokati I popullit, te cilët theksin e vënë në zbatueshmërinë e legjislacionit penal.

Aktualisht kemi në sistem gjithsej 5832 persona. 2245 janë të dënuar dhe 3129 janë të paraburgosur ndërkohë kemi dhe 458 persona të cilët janë brenda sistemit penetenciar por nuk duhet të jenë brenda këtij sistemi sepse janë me masë mjekësore”, tha Erinda Ballnca.

Por, cilido që akuzohet për një vepër penale a duhet të burgoset?

Çdo kush duhet ta vuaj dënimin penal nga momenti që merr një vendim penal të vendimit të prerë ndërkohë qasja në Shqipëri ka qenë një qasje e një sistemi drejtësie i cili i kërkon personat që ditën e parë të jenë në masë sigurie që është ajo e arrestit me burg”, tha Avokatja e Popullit Erinda Ballnca.

Në raportin e fundit të komitetit antitorturë të Këshillit  të Evropës, KiE adresoi ndaj institucioneve përkatëse në vend marrjen e masave për të zgjidhur problematiken e numrit të lartë i të paraburgosurve, ndërkohë që nga ana e avokatit të popullit nuk ka  munguar adresimi i problematikave.

RTSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com