Mbijetoi 50 ditë në pyll në temperatura minus 20 gradë, gjendet eksploruesi 20-vjeçar

Një eksplorues 20-vjeçar i cili ishte nisur për një udhëtim të shkurtër, por ishte zhdukur që nga 17 tetori është gjetur në një pyll në Kanada. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se kërkimet për Sam Benastick nisën pas denoncimit nga familja dhe pas 50 ditësh qëndrese stoike në pyll, ai u rishfaq përgjatë një rruge pyjore në Kanadanë perëndimore.

Duart e ngrira, ecje e ngadaltë dhe e paqëndrueshme e mbështetur nga një bastun. Kështu ai u gjet nga ekipet e shpëtimit, të cilët gjatë javës së fundit kishin kërkuar të njëjtën zonë centimetër pas centimetri. Sapo pa ata, Sam u rrëzua për tokë, pasi u rezistoi temperaturave që arrinin -20 gradë.

Policia Kanadeze njoftoi se 20-vjeçari u shtrua në spitalin Fort Nelson në Kolumbia për ngrirje dhe thithje tymi të shkaktuar nga zjarri në strehën e tij të improvizuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com