Mbi një orë në SPAK për ’21 Janarin’, flet Saimir Tahiri: I qëndroj atyre që kam deklaruar në 2015-ën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar më shumë se një orë në SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me çështjen e 21 janarit.

Për mediat ai është shprehu se ishte thirrur për kallëzimin e bërë në 2015 dhe theksoi se u qëndron atyre që ka deklaruar po atë vit, teksa bëri thirrje që ngjarja të zbardhet.

“U pyeta për 21 janarin dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015”, u shpreh Tahiri.

I pyetur lidhur me çështjen e tij që është në Gjykatën e Lartë, ish-ministri u shpreh se pret pafajësinë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com