Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka zgjedhur të urojë Vitin e Ri me shifrat e pensionistëve që kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Sipas tij më shumë së se 570 mijë pensionsitë kanë tërhequr bonusin e fundvitit të akorduar nga qeveria. Prej të cilëve, rreth 405 mijë pensionistë që marrin pension nën 20,000 Lekë, pensionistët e invaliditetit dhe ata me pensione familjare, kanë tërhequr bonusin prej 15,000 Lekë. Ndërsa 165 mijë pensionistë, që kanë pension mbi 20,000 Lekë, kanë tërhequr bonusin prej 10,000 Lekë.
“Një vit të ri me shëndet, lumturi dhe begati për të gjithë pensionistët, gjyshet dhe gjyshërit e Shqipërisë!”, mbyll postimin e tij ministri Gonxhja.