Mbi 2100 shqiptarë pre e krimeve kibernetike në 3 muajt e fundit, AKSK: Kujdes gjatë verës me internetin sepse…

2122 individë kanë qenë pre e krimeve kibernetike vetëm gjatë tre mujorit të dytë të 2024 dhe janë trajtuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sëbashku me partnerët e saj. Nga këto 1124 janë femra dhe 998 meshkuj.

Era Gjata, përgjegjëse Sektori në AKSK u bën thirrje qytetarëve të kenë një kujdes të shtuar gjatë verës.

Këshillojmë të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me mashtrimet si për rezervimet apo dhe në përdorime të ndryshme të internetit. Të kenë kujdes në përdorimin e Wifi publik në ambiente publike sikurse në sheshe apo në aeroporte. Të mos hapin llogari bankare gjatë kësaj kohës që janë të lidhur me Wifi publik.  Kujdes në klikimet ne linqet e ndryshme e të papërshtatshme dhe me mesazhet që ju vijnë nga të panjohur për të klikuar në ligje dhe duke ju kërkuar të dhëna personale,” apelon Gjata.

Gjata ka treguar që pre e këtyre krimeve janë shpesh herë edhe fëmijët.

Vihet re një numër i shtuar, ku fëmijët dhe të rinjtë kanë raportuar lidhur me përdorimin e imazheve personale, hapjen e adresave false në emër të tyre. Këshillojmë prindërit të kenë kujdes në ekspozimin e tyre në media sociale në ekspozimin e tyre në rrjete sociale apo përdorimin e imazheve dhe padyshim bullizmin kibernetik”, shtoi ajo.

Ajo ka treguar edhe mashtrimet më të shpeshta që hasin.

Kanë qenë shumë të shpeshta mashtrimet lidhur me mesazhet që j’u çojnë qytetarëve sikur se “pakoja juaj ka ardhur, ju lutem klikoni”. Duke klikuar mund të jetë një mashtrim për të tërhequr para nga llogaria bankare”, tha Gjata.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo problematikë në faqen zyrtare aksk.gov.al.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com