Mbi 150 mijë rusë të vrarë në Ukrainë, bilanci më i ri nga Franca

Në vitin e tretë të luftës, Franca vlerëson se më shumë se 150.000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga nisja e ofensivës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, në një intervistë për gazetën, “Novaya Gazeta Europe”, tha se sipas vlerësimit të Parisit, numri i përgjithshëm i viktimave ruse gjatë luftës, përfshirë të plagosurit është 500.000.

“Europa dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të vendosur për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Veçse është i dukshëm dështimi i ushtrisë ruse. Ne vlerësojmë se ushtria ruse ka humbje prej 500.000, përfshirë 150.000 të vdekur”, tha ai.

Në muajin shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 180.000 trupa ruse janë vrarë gjatë luftës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com