Më shumë se 1000 ndërmarrje, duke përfshirë gati 260 kompani të “Fortune 500” dhe liderë të industrisë, janë regjistruar për Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e planifikuar të mbahet në nëntor në Shangai, bëri të ditur zyra e CIIE-së, citon “Xinhua”.
Për ekspozitën është rezervuar një sipërfaqe prej 325.000 metrash katrorë. Këtë vit, zona e teknologjisë dhe pajisjeve të ekspozitës, për herë të parë, do të shfaqë një sektor të ri materialesh, duke krijuar një platformë ndërkombëtare për ndarjen e burimeve inovative në industrinë e materialeve të reja.
Gjatë gjashtë viteve të fundit, CIIE-ja ka tërhequr më shumë se 10.000 ndërmarrje jashtë shtetit për të marrë pjesë dhe për të paraqitur më shumë se 2400 produkte, teknologji dhe shërbime të reja. Ajo ka promovuar bashkëpunimin, ndarjen e arritjeve të teknologjisë shkencore dhe integrimin e thellë të inovacionit teknologjik dhe zhvillimit industrial.