Katër turistë çek janë shpëtuar nga policia pasi gjatë eksplorimit kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Blutë bëjnë me dije se 4 turistët e huaj, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton Policia.