Eksplorimi në këmbë i zonave malore të Përmetit ka bërë që 5 turistë nga Franca të mbeten të bllokuar në një luginë. Pas kërkimit të ndihmës ata janë shpëtuar nga punonjësit e policisë, ndërsa një nga turistet kishte dëmtuar këmbën duke e pasur të pamundur lëvizjen.
Sipas policisë “teksa turistët po eksploronin me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.”
Kjo ka bërë që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranë , ku po merr mjekimin e nevojshëm shëndetësor.
Turistët e tjera janë shoqëruar në hotelin e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
/a.r